Eco Fruits SHPK, jemi një kompani familjare e themeluar në vitin 2012. Filluam si prodhues të kerpudhave shampinjon dhe më pas u zgjeruam me qendrat për grumbullimin e pemëve dhe perimeve, si dhe me prodhimin e jogurtit të frutave. Me 30 punonjës të rregullt dhe 80 sezonalë. Aktivitetet tona kryesore përfshijnë kultivimin e kerpudhave, grumbullimin e pemëve dhe perimeve, si dhe prodhimin e jogurtit të frutave.
Ne ofrojmë ushqime 100% natyrale dhe të shëndetshme, të cilat janë prodhuar me kujdes dhe përkushtim për mjedisin dhe konsumatorët tanë.
Përdorim pajisje të teknologjisë së lartë për të siguruar cilësinë më të lartë të produkteve dhe për t'ju ofruar shërbime efikase dhe të shpejta.
Produktet tona janë të njohura për cilësinë dhe freskinë e tyre, që përmbushin kërkesat më të larta për siguri dhe shije.